75 Mall Live Search
22:13 / E Premte, 22 Gusht 2025 / Gj Sh

Dion Gallapeni shënon golin e parë në Poloni

Dion Gallopeni ka gjetur golin e parë në kampionatin polak.

Mbrojtësi i talentuar kosovar, shënoi gol me fanellën e Widzew Lodz, në ndeshjen ndaj Pogon Szczecin, shkruan IndeksOnline.

Kujtojmë që Gallopeni gjatë afatit kalimtar u largua nga Prishtina për tu bashkuar me skuadrën polake.

Ai menjëherë ka fituar vendin e titullarit, duke u paraqitur në katër ndeshje.

Sezonin që lamë mbrojtësi 20-vjeçar ka qenë një ndër lojtarët më të mirë të Prishtinës, ku arriti të bënte 37 paraqitje dhe shënoi 5 gola dhe 8 asiste, ku fitoi Kupën e Kosovës./IndeksOnline/