Liberta shijon pushimet në Ibiza me një paraqitje natyrale

Moderatorja e njohur, Liberta Spahiu, po kalon ditë relaksi në Ibiza dhe ka ndarë me ndjekësit disa pamje nga momentet e saj buzë detit.
Në fotografitë e publikuara në Instagram, ajo shihet me bikini ngjyrë kafe të errët, duke marrë rrezet e diellit pranë shkëmbinjve të ishullit spanjoll.
Liberta ka zgjedhur një stil minimalist, por gjithmonë elegant, të cilin e ka kompletuar me aksesorë të thjeshtë si vathë të artë dhe syze të mëdha dielli.
Me shumë pak grim, ajo duket natyrale dhe e qetë, duke reflektuar atmosferën e pushimeve./IndeksOnline/