Postuan në TikTok mjete të rrezikshme, arrestohen dy burra dhe një i mitur në Lipjan

Dy burra dhe një i mitur janë arrestuar të premten në Lipjan, pasi në platformën sociale TikTok, postuan mjete te rrezikshme (dy thika dhe një shufër metalike”.
Policia ka bërë të ditur se pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Janë intervistuar tre te dyshuar meshkuj kosovarë, njëri prej tyre i mitur, pasi që para disa muajve kanë publikuar në rrjetin social tik-tok mjete te rrezikshme (dy thika dhe një shufër metalike). Pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së.