75 Mall Live Search
10:49 / E Shtunë, 23 Gusht 2025 / Gj Sh

Lammens i thotë PO Manchester Unitedit

Senne Lammens do të jetë portieri i ri i Manchester United.

Sipas asaj që raporton gazetari fabrizio Romano, portieri belg ka pranuar ofertën e ”Djajve të kuq”, shkruan IndeksOnline.

23-vjeçari ishte një prej objektiva të United këtë verë, derisa kishe bisedime në vazhdimësi me skuadrën e Antwerpit.

Ky transferim do ti kushtojë Manchesterit rreth 20 milionë euro.

Lammens do të jetë portier titullar nën urdhërat e Ruben Amorim, derisa Andre Onana pritet të largohet nga Manchester United./IndeksOnline/