Superlajm për futbollin e vajzave!

Federata e Futbollit të Kosovës ka dhënë një superlajm për futbollin e vajzave.
Sipas njoftimit, FFK-ja në bashkëpunim me FIFA-në, nga kjo fundjavë të gjitha ndeshjet e Superligës së vajzave do të transmetohen falas në platformën FIFA+, shkuan IndeksOnline.
”Kjo iniciativë është pjesë e përkushtimit tonë për fuqizimin e futbollit të vajzave, si një nga shtyllat qendrore të strategjisë së FFK-së.”, thuhet në njoftm.
Çdo tifozë tash e tutje mund ta ndjekë ekipin e tij të zemrës pa pagesë, kudo që ndodhet, thjeshtë duke instaluar aplikacionin FIFA+.
Ndeshjet e xhiros së parë:
E shtunë
KFF Ulpiana – KFF Prishtina – 16:30
KFF Dukagjini – KFF Mitrovica – 16:30
KFF Malisheva – KFF Feronikeli – 17:00
/IndeksOnline/