Lënia e mbeturinave ndërtimore e mobiljeve afër kontejnerëve, Rama me lutje për qytetarët

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se sot kanë dalë ekipet nëpër kryeqytet për të për të pastruar mbeturinat vëllimore dhe ndërtimore që po lihen nga qytetarët në hapësirat publike dhe pranë kontejnerëve.
Ai ka bërë thirrje për bashkëpunim nga qytetarët për ta mbajtur qytetin të pastër e të shëndetshëm.
“Sot ekipet tona kanë dalë në terren për të pastruar mbeturinat vëllimore dhe ndërtimore që po lihen nga qytetarët në hapësirat publike dhe pranë kontejnerëve. Me rritjen e përditshme të nevojave të familjeve dhe bizneseve në Prishtinë, është e rëndësishme që secili prej nesh të tregojë kujdes dhe përgjegjësi. Ju lusim për bashkëpunim. Bashkë e mbajmë qytetin të pastër dhe të shëndetshëm”.