75 Mall Live Search
23:51 / E Shtunë, 23 Gusht 2025 / BA

Nesër përpjekja 57-të për konstituimin e Kuvendit

Nesër deputetët e legjislaturës së nëntë në orën 11:00 do të provojnë për herë të 57-të për ta konstituuar Kuvendin, i cili ka mbetur i bllokuar edhe pas dy aktgjykimeve të Kushtetueses.

Partia që e ka të drejtën për ta propozuar kandidatin, deri tash i ka nxjerrë 3 emra për votim, Albulena Haxhiun, e cila disa herë nuk i ka marrë votat e mjaftueshme dhe Donika Gërvallën e Hekuran Muratin, që po ashtu i morën vetëm nga 57 vota pro në dy vazhdimet e kaluara të seancave.

Nesër nuk dihet ende se cilin emër do ta propozojë Vetëvendosje për të parin e Kuvendin, veçse ajo që tashmë dihet është fakti se i njëjti kandidat s’mund të propozohet më shumë se tri herë.