75 Mall Live Search
08:04 / E Diele, 24 Gusht 2025 / Burim

E dhimbshme, mërgimtari humb jetën në vendin e punës në Gjermani

Mërgimtari Arianit Kastrati nga Drenoci i Rahovecit ka humbur jetën në vendin e punës në Gjermani.

Viktima ishte 44 vjeç, raporton IndeksOnline.

I ndjeri sapo ishte kthyer nga pushimet në Kosovë.

Mësohet se ai po punonte në një kulm të shtëpisë afër Munchenit.

Kastrati ka lënë pas 3 fëmijë dhe gruan. /IndeksOnline/