Sot seanca e radhës për konstituimin e Kuvendit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot nga ora 11:00 në përpjekjen e radhës për ta konstituuar legjislaturën e nëntë.
Pas aktgjykimit të ri, i cili i ka obliguar deputetët që ta konstituojnë kuvendin brenda 30 ditësh, VV-ja herën e parë e pati propozuar Albulena Haxhiun për kryetare kuvendi, e cila i mori vetëm 57 vota.
Menjëherë pas dështimit për ta zgjedhur Haxhiun kryetare, VV-ja provoi me Donika Gërvallën, e që në sy ra Shqipe Mehmeti-Selimi, e cila nuk mori fare pjesë në votim për Gërvallën.
Ndërsa, në seancën e së premtes, Lëvizja Vetëvendosje tentoi me ministrin në detyrë të Financave, Hekuran Muratin, por që edhe ai i mori vetëm 57 vota.