75 Mall Live Search
08:16 / E Diele, 24 Gusht 2025 / Burim

Përditësimi i fundit, në këtë pikë kufitare duhet të prisni deri 1 orë për të dalë nga Kosova

Qendra për Menaxhimin e Kalimeve Kufitare ka bërë përditësimin e të dhënave në pikat e kalimit kufitar.

Situata në pikat hyrëse vazhdon të jetë e qetë, ndërsa pritjet më të gjata po janë për të dalë nga Kosova, raporton IndeksOnline.

Pika me e ngarkuar vazhdon të jetë ajo të Dheu i Bardhë, ku pritjet për të dalë jashtë vendit po zgjasin deri 60 minuta.

Pritjet deri 30 minuta për ta lëshuar Kosovën ka edhe në Jarinje.

Ndërsa në pikat tjera kufitare situata është e qetë dhe pritjet për hyrje dhe dalje nuk zgjasin me shumë se 5 deri 10 minuta. /IndeksOnline/

Përditësimi i fundit i të dhënave në pikat kufitare është bërë në ora 08:07 minuta…