Dy persona theren me thikë në Prishtinë, policia jep detaje

Dy persona janë therur me thikë të shtunën në Prishtinë.
Policia njofton se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
Sipas policisë i dyshari ende nuk arrestuar, ndërsa në lidhje me rastin janë intervistuar katër dëshmitar, raporton IndeksOnline.
“Prishtinë 23.08.2025-03:30. Raportohet se dy viktimat meshkuj kosovarë janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK pasi që janë therur me thikë nga një i dyshuar i panjohur. Lidhur me rastin janë intervistuar katër dëshmitarë dhe është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftimin 24 orësh të policisë.
Rasti nën hetime nga njësitë relevante. /IndeksOnline/