Arrihet marrëveshja mes Manchester City dhe Donnarummas

Gianluigi Donnarumma tashmë mund të llogaritet si portier i ri i Manchester Cityt.
Gazetari, Fabrizio Romano raporton se City ka arritur marrëveshje personale me gardian italian, shkruan IndeksOnline.
Skuadra angleze tashmë do ë vazhdoj bisedimet me PSG-në, për të arritur marrëveshje përfundimtare.
Donnaruma ditë më parë ka njoftuar largimin nga Kampioni i Francës, pasi nuk është në planet e Luis Enriques.
Ai ka kontratë me PSG-në deri më 30 qershor 2026./IndeksOnline/