75 Mall Live Search
10:27 / E Diele, 24 Gusht 2025 / Gj Sh

Tottenham nuk heq dorë nga transferimi i Savinhos, përgatit ofertën e re

Kanë mbetur edhe pak ditë nga fundi i merkatos verore dhe klubet evropiane janë aktiv për të kryer transferimet e fundit.

Skuadra e Tottenhamit nuk po heq dorë nga transferimi i futbollistit të Manchester Cityt, Savinho, shkruan IndeksOnline.

Braziliani është objektivi kryesor i ”Spurs”, derisa klubi po përgatit ofertë të re drejt Cityt.

Sipas asaj që raporton ”OneFootball”, Tottenham është i gatshëm të paguaj 85 milionë euro për Savinhon.

Bisedimet mes klube po vazhdojnë, derisa brenda ditëve do të vendoset fati i brazilianit./IndeksOnline/