75 Mall Live Search
10:29 / E Diele, 24 Gusht 2025 / Burim

​Përmbytje në Meksikë, dy të vdekur

Dy persona vdiqën në Queretaro, Meksikë qendrore, për shkak të shirave të rrëmbyeshëm që goditën vendin, njoftuan dje autoritetet lokale.

Trupat e viktimave u gjetën pak para mesnatës së të premtes në një zonë të prekur rëndë nga stuhia, sipas Agjencisë së Mbrojtjes Civile.

Queretaro, kryeqyteti i shtetit me të njëjtin emër, i njohur për arkitekturën e tij koloniale, pësoi dëme nga shirat e rrëmbyeshëm, duke i detyruar autoritetet federale të aktivizojnë një përpjekje ushtarake për ndihmë, shkruan ANSA.

Ndërkohë, Aeroporti Benito Juarez i Qytetit të Meksikos, një nga më të ngarkuarit në Amerikën Latine, pezulloi përkohësisht operacionet për shkak të problemeve me dukshmërinë.