75 Mall Live Search
11:33 / E Diele, 24 Gusht 2025 / Burim

Figura e Ratko Mladiqit fshihet nga hapsira publike në veri, Krasniqi: Po hiqen mbishkrimet që nxisin përçarje

Në kuadër të aksionit për rregullimin e hapësirave publike, ditëve të fundit është kryer pastrimi i disa hapësirave edhe në komunat veriore të Kosovës.

Gjatë këtij aksioni janë larguar mesazhe që cenojnë rendin juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës, përfshirë thirrjen “Kad se vojska vrati”, si dhe imazhe të figurave të dënuara për krime lufte, si Ratko Mladiq, raporton IndeksOnline.

Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Albert Krasniqi, ka publikuar një video ku shihen punëtorët duke pastruar hapësirat publike në veri të vendit.

“Republika e Kosovës është vend demokratik, me orientim të qartë perëndimor, dhe nuk do të lejojë mesazhe që nxisin përçarje dhe mosdurim mes komuniteteve tona”, ka shkruar ai.  /IndeksOnline/

Postimi i plotë: