Dështon edhe zgjedhja e Dimal Bashës për kryetar të Kuvendit

Dështoi zgjedhja edhe e kandidatit të tretë të Lëvizjes Vetëvendosje Dimal Basha për kryetar të Kuvendit të Kosovës në vazhdimin e sotëm të seancës konstituive.
Më parë dështoi zgjedha e Hekuran Muratit dhe Arbërie Nagavcit.
Kryesuesi Avni dehari ndërpreu seancën dhe njoftoi se do të vazhdojë pasnesër.