75 Mall Live Search
11:55 / E Diele, 24 Gusht 2025 / BA

Arben Gashi tregon pse votoi pro Dimal Bashës për kryeparlamentar

Deputeti i LDK-së Arben Gashi, tha se ka votuat pro Dimal Bashës, i cili u propozua për kryetar të Kuvendit.

Gashi tha se Basha ia kishte kërkuar atij votën.

“Ma ka kërkuar votën dhe i kam premtuar që e votoj. Para disa muajsh. Nuk e kam ditur që del sot në votim, s’e kam pritur që del në votim. Por, i kam thënë kurdo që të qesin votën time e ke”, tha Gashi.