Bashkohen legjendat: Lampard/Terry, marrin drejtimin e Chelseat?
Skuadra e Chelseat pritet të vendos për të ardhmen e Antonio Contes. Italiani mund të shkarkohet nga Blutë të Londrës gjatë këtyre ditëve për shkak të humbjes ndaj Bournemouthit dhe Watfordit në Premierligë.
Nëse drejtuesit londinez nuk e largojnë Conten, atëherë italiani pritet të qëndroj edhe zyrtarisht deri në fund të këtij sezoni, shkruan IndeksOnline.
Largimi i Contes nga “Stamford Bridge” në sezonin 2018/19 do të jetë i pashmangshëm. Kështu, mediat angleze kanë filluar spekulimet se kush do të jetë trajneri ri. Duke filluar nga Enrique, Hiddink, Ancelotti e shumë të tjerë, befasi mund të jetë ardhja në krye e dyshes, Lampard/Terry.
Frank Lampard nuk është më futbollist, pasi vitin e kaluar i vari këpucët në mur. Anglezi është i pajisur me licencë të UEFA-s, prandaj gjatë verës kishte shumë oferta nga klube të ndryshme angleze për t’u bërë trajner.
Në anën tjetër, John Terry, ish-kapiten i Chelseat, tani i Aston Villas është duke zhvilluar sezonin e fundit si futbollist profesionist. Edhe ky gjatë sezonit të ri është i gatshëm ta merr punën e një trajneri.
Madje për Terryn, edhe vet Conte kishte thënë se në të ardhmen mund të bëhet një super/menaxher.
“Ai mund të jetë një menaxher i mirë. Ai ka personalitetin e duhur dhe ka përvojë të madhe pasi ka punuar me menaxherë dhe ka fituar shumë trofe. Ka pasur kontakte me shumë menaxherë dhe do të jetë në gjendje të përzier njohurit e fituar gjatë shumë viteve”, kishte thënë Conte kur Terry u largua nga Londra./IndeksOnline/