75 Mall Live Search
14:08 / E Diele, 24 Gusht 2025 / Gj Sh

Tare aktivizohet pas humbjes ë Milanit nga Cremonese

Pas disfatës zhgënjyese të Milanit ndaj Cremoneses, drejtori sportiv i kuqezinjve, Igli Tare, është parë në ambientet e “Casa Milan” në një takim të rëndësishëm me trajnerin Massimiliano Allegri.

Sipas raportimeve nga Sky Sport, në këtë takim është diskutuar mbi strategjinë e merkatos dhe përforcimet e mundshme për skuadrën në javët e ardhshm, shkruan IndeksOnline.

Pjesë e bisedimeve ka qenë edhe agjenti i futbollistit të Sporting Lisbonës, Conrad Harder, duke shtuar spekulimet për një transferim të mundshëm të mesfushorit drejt Serie A.

Takimi midis Tares, Allegrit dhe përfaqësuesit të Harder sinjalizon një lëvizje konkrete nga klubi kuqezi për të përforcuar skuadrën, në përpjekje për të rikthyer formën dhe për të qëndruar në garë për objektivat sezonalë.

Mbetet të shihet në ditët në vijim nëse këto bisedime do të konkretizohen me një ofertë zyrtare për futbollistin e Sportingut./IndeksOnline/