Trumpi uron Ukrainën për Ditën e Pavarësisë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i është bashkua udhëheqësve të tjerë botërorë në dërgimin e mesazheve mbështetëse për Ukrainën, e cila feston Ditën e Pavarësisë.
Trumpi i ka dërguar një letër Ukrainës në Ditën e Pavarësisë së vendit – e cila shënon përvjetorin e shpalljes së saj të lirë nga sundimi sovjetik, duke lavdëruar guximin e saj dhe duke thënë se Shtetet e Bashkuara besojnë në të ardhmen e saj si një shtet i pavarur.
Letra është postuar në X nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ndërsa ai dha mesazhin e tij: ‘Nuk do të humbasim’.
Ukraina dhe Rusia kanë vazhduar të shkëmbejnë sulme. Zyrtarët rusë kanë thënë të dielën se një zjarr ka shpërthyer pasi një mjet ajror ukrainas pa pilot është rrëzuar pranë Centralit Bërthamor të Kurskut, duke dëmtuar një transformator në vend.
Udhëheqës të tjerë botërorë, përfshirë presidentin Kinez, Xi Jinping, Mbretin Çarls të Britanisë dhe Papa Leonin XIV, gjithashtu kanë dhënë mesazhe për të shënuar ditën, e cila vjen ndërsa momentumi rreth bisedimeve të paqes ka ngecur dhe presidenti rus, Vladimir Putin po tregon se dëshiron të vazhdojë luftën.