75 Mall Live Search
16:19 / E Diele, 24 Gusht 2025 / F.R

Osmani uron Ukrainën për Ditën e Pavarësisë: Kosova qëndron fuqishëm përkrah jush

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur urimet e saj të përzemërta për Presidentin Volodymyr Zelenskyy dhe popullin trim ukrainas.

“Në këtë ditë të rëndësishme, Kosova qëndron fuqishëm me Ukrainën në luftën heroike për liri,” shkroi Osmani në platformën X.

Ajo theksoi përkushtimin e Kosovës për të forcuar miqësinë me Ukrainën dhe për të mbështetur rrugëtimin e saj drejt rimëkëmbjes, drejtësisë dhe paqes së qëndrueshme./IndeksOnline/