75 Mall Live Search
23:40 / E Diele, 24 Gusht 2025 / G T

Nuk ishin fjalët për Xabi Alonson, mësohet se me kë e pati Vini Jr pas asistit

Skuadra e Real Madridit ka shënur fitore ndaj Real Oviedo me rezultatin 0:3, në ndeshjen e javës së dytë në La Liga.

Vini Jr e nisi ndeshjen nga stoli, shënoi një gol dhe asistoi te një tjetër, shkruan Indeksonline

Pasi regjistori asistin, ai shkoi për të festuar te tifozët e klubit vendas dhe pikërisht aty u pa momenti kur sulmuesi brazilian i drejtohej dikujt me nervozizem.

Dyshimet e para ishin se me dikë nga stoli, megjithatë Vinicius Jr e kishte me gjyqtarin e ndeshjes – i cili po i thoshte lojtarit të largohej nga zona e tifozëve vendas./Indeksonline/