Arrestohet i dyshuari për tentativë vrasjeje në Deçan

Një person është arrestuar, i cili ishte në kërkim policor për më shumë se dy javë, pasi dyshohej për një tentativë vrasjeje të ndodhur më 6 gusht 2025 në Deçan.
Bëhet fjalë për Betim (Sylë) Ahmataj, i lindur më 23.02.2000 në Deçan.
Sipas raportit 24-orësh, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
I dyshuari kishte shtënë me armë zjarri në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Deçan, teksa kishte arritur të ikte nga vendi i ngjarjes dhe ishte shpallur në kërkim nga policia.
Klankosova.tv kishte raportuar ekskluzivisht se personi që u arratis është Betim Ahmataj, nën dyshimet se shtiu me armë në drejtim të A.Tolajt, i cili nuk ka marrë lëndime.