Arrestohet një person në Fushë-Kosovë për dhunim, armë dhe narkotikë

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 21:00 ka arrestuar një person të dyshuar, ndaj të cilit rëndojnë disa vepra penale: dhunim, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës dhe posedim i paautorizuar i substancave narkotike, transmeton IndeksOnline.
Sipas raportit policor, një viktimë është dërguar për trajtim mjekësor. Me urdhër të prokurorit është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit në Fushë-Kosovë, ku janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë e tipit CZ me një karikator me 10 fishekë si dhe 3.12 gramë substancë narkotike e llojit kokainë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti është në hetime./IndeksOnline/