75 Mall Live Search
09:35 / E Hënë, 25 Gusht 2025 / S Z

Fluksi në kufi, vazhdojnë pritjet e gjata në Merdar dhe te Dheu i Bardhë

Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka publikuar të dhënat më të fundit lidhur me fluksin e mjeteve në pikat e kalimit kufitar në Republikën e Kosovës.

Sipas raportit të përditësuar në orën 08:19, deri në 90 minuta janë pritjet për të dalë nga Kosova nëpërmjet pikëkalimit kufitar të Merdarit.

Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, në dalje është raportuar pritje deri në 40 minuta dhe kolonë prej 400 metrash.

Edhe në Jarinjë janë raportuar pritje deri në 15 minuta në të dyja drejtimet dhe kolonë prej 200 metrash në dalje.

Në pikat e tjera kufitare si Glloboçicë, Mutivodë, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit dhe Vërmicë, pritjet janë minimale dhe nuk është raportuar për ndonjë kolonë të mjeteve.

Për sa i përket kamionëve, situata është e stabilizuar në të gjitha pikat kufitare, me kohë pritjeje prej 3 deri në 5 minuta si në hyrje, ashtu edhe në dalje, pa asnjë kolonë të raportuar.