Shikuesit janë kthyer në stadiumet e Kosovës, pamje që tregojnë se është rritur edhe cilësia

Shikuesit janë kthyer në stadiumet e Kosovës. Dhe ky është një lajm që e prisnim që të gjithë.
Edhe java e dytë ishte dëshmi se tifozët po vlerësojnë cilësinë e skuadrave, investimet në futboll dhe ngritjen e nivelit në përgjithësi për futbollin kosovar.

Në të gjitha stadiumet numri i tifozëve ka qenë me mijëra, një sinjal i qartë se po krijohet një standard i ri në Superligën e Kosovës.

Ky premtim ka qenë kryesori edhe i kreut të FFK-së, Agim Ademit, i cili para nisjes së Superligës kishte thënë se pret që tifozët të rikthehen në stadiume, gjë e cila po ndodhë në dy javët e para./Indeksonline/
