Tragjedi në Prizren, një person vetëvaret në vikendicën e tij në mal

Një rast i rëndë tragjik ka ndodhur dje në malet e Kabashit në Prizren. Në afërsi të fshatit Korishë një person është gjetur pa shenja jete.
F.R. kishte shkuar në vikendicën e tij duke iu thënë familjarëve se po shkonte në firmë. Pasi nuk u lajmërua për disa orë, familjarët nisën ta kërkonin.
Pasi nuk u gjet në firmë, familjarët shkuan në vikendicën që ndodhej në një zonë malore. Aty u gjet i varur viktima.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj vdekjeje tragjike janë duke vazhduar./Indeksonline/