75 Mall Live Search
10:49 / E Hënë, 25 Gusht 2025 / S Z

Imri Ahmeti prezanton ekipin e tij

Kandidati për kryetar të Lipjanit Imri Ahmeti, ka prezantuar ekipin e tij të kandidatëve për Asamblenë komunale.

Ahmeti ka thënë se lista ka kandidatët më të mirë për zgjedhjet lokale, të cilët janë gati, për një rrugëtim deri në fitore.

“Ky është ekipi ynë, kjo është lista jonë, kandidatët më të mirë për zgjedhjet lokale! Me përkushtim, profesionalizëm dhe dashuri për qytetin tonë, ne jemi gati! Rrugëtimi ynë është për histori dhe për fitore! Lipjani përtej, me punë për Lipjanin”, ka thënë Ahmeti.