U zëvëndësua pas 45 minutash, prindërit e Bellingham zbritën në zhveshtore

Nuk ka qenë një fillim i lehtë për Jobe Bellinghamin te Borussia Dortmund. Mesfushori anglez u zëvendësua në pushimin e pjesës së parë këtë fundjavë pas barazimit 3-3 të ekipit të tij me St. Pauli.
Sipas Sky Sports Germany, kjo nuk u prit mirë nga prindërit e tij të cilët madje zbritën në dhomën e zhveshjes. Babai pati një demant me drejtorin sportiv, Sebastian Kehl.
“Jemi të gjithë të zhgënjyer me rezultatin e djeshëm. Megjithatë, zona aktive është dhe do të mbetet e rezervuar për lojtarët, trajnerët dhe menaxhmentin, jo për familjet dhe këshilltarët. Kjo nuk do të ndodhë përsëri. I kemi informuar qartë të gjithë të përfshirët”, ka thënë Kehl pas ndeshjes./Indeksonline/