75 Mall Live Search
13:07 / E Hënë, 25 Gusht 2025 / S Z

Nis asfaltimi i rrugës Kievë-Dollc

Sot ka filluar asfaltimi i segmentit Kievë-Dollc, si pjesë e zgjerimit të rrugës nacionale Prishtinë-Pejë.

Kështu ka bërë të ditur Kushtrim Lika, inxhinier i kompanisë “Lika”, e cila po i kryen punimet në këtë pjesë të rrugës.

“Sot ka filluar asfaltimi i anës së djathtë të rrugës dhe se nesër pritet të përfundojë shtresa e parë. Dhe në dy ditët e tjera pritet të përfundojë dhe pjesa e dytë. Kështu që 2000 metra  asfaltim po kryhen në të dyja anët e rrugës. Dhe se mbesin për t’u kryer së shpejti dhe 1200 metra rrugë. Pra pjesa e mbetur do të përfundojë brenda planit dinamik“, tha Lika./Indeksonline./