Stili i guximshëm i Emily Ratajkowskit bën bujë

Emily Ratajkowski ka tërhequr vëmendjen me një paraqitje provokuese në rrjetet sociale, ku ndau fotografi me një stil të guximshëm prej lëkure.
34-vjeçarja u shfaq me një bluzë të lidhur përpara dhe pantallona transparente, të kombinuara me këpucë elegante Mary Jane me taka të larta.

Autorja e librit My Body i dha pamjes një prekje klasike, duke stiluar flokët në frymën e viteve 40-të dhe duke e plotësuar dukjen me grimin dramatik të syve të tymosur, shkruan “DailyMail”.
