Shqetësim te Arsenali, kaq javë do të jetë jashtë fushave Bukayo Saka

Bukayo Saka u lëndua të shtunën në ndeshjen që Arsenali e ka fituar ndaj Leeds United. Ylli anglez u detyrua të lë fushën pas 53 minutash lojë.
Lajmet e fundit nga kampi i Arsenalit bëjnë të ditur se Saka do të jetë jashtë fushave nga 3 deri në 4 javë.
Kjo do të thotë që anglezi do të jetë jashtë fushave për ndeshjen e të dielës ndaj Liverpoolit.
Saka do të luftojë për tu kthyer pas ndeshjeve ndërkombëtare për ndeshjen derbi ndaj Manchester Cityt./Indeksonline/