Kosova humb 114 milionë euro për energji, Shoqata e Prodhuesve fajëson institucionet

Shoqata e Prodhuesve Vendor ka reaguar ashpër pas lajmeve se Kosova ka humbur 114 milionë euro nga projektet e Bashkimit Evropian të dedikuara për fushën e energjisë, si pasojë e sanksioneve të vendosura nga BE-ja.
Përmes një reagimi në Facebook, përfaqësuesi i shoqatës, Kushtrim Ajvazi, ka kritikuar institucionet e vendit për, siç e quan ai, dështimin në ruajtjen e interesit shtetëror dhe ekonomik.
“Për informaten tuaj, Kosova ka humbur 114 milionë € projekte në fushën e energjisë nga sanksionet e BE-së. Këto mjete ishin të destinuara për zhvillim dhe stabilitet të furnizimit energjetik”, ka shkruar Ajvazi.
Ai ka hedhur poshtë arsyetimin e institucioneve që dalja e Kosovës në tregun e lirë të energjisë ishte një kusht nga BE-ja.
“Mos e përdorni më arsyetimin se e kemi pas kusht nga BE-ja me dalë në treg të lirë, se është marre për juve”, ka përfunduar ai