75 Mall Live Search
20:04 / E Hënë, 25 Gusht 2025 / Burim

Osmani takohet me presidentin austriak: Austria, një nga aleatët më të fortë të popullit tonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po qëndron për vizitë në Austri. A

Ajo është takuar me Presidentin Alexander Van der Bellen dhe Zonjën e Parë, Doris Schmidauer.

Osmani ka thënë se me ta ka diskutuar mbi forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, teksa ka thënë se Austria është një nga aleatët më të fortë të Kosovës.

“Me Presidentin e Austrisë, Alexander Van der Bellen, si dhe Zonjën e Parë, Doris Schmidauer, në Alpbach-un e bukur.⛰️🌸Diskutime miqësore mbi forcimin e marrëdhënieve me Austrinë, një nga aleatët më të fortë të popullit tonë. 🇽🇰🤝🇦🇹”, ka shkruar Osmani. /IndeksOnline/