Policia konfirmon vdekjen e një personi në Podujevë

IndeksOnline raportoj më herët për një person që është gjetur pa shenja jete gjatë orëve të pasditës në fshatin Gllamnik të Podujevës.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku njoftoi se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjeksor në vendin e ngjarjes.
“Sot në stacionin policor të Podujevës, është iniciuar një rast Hetim mbi vdekjen.
Rasti ka ndodhë në fshatin Gllamnik, ku është gjetë pa shenja jete viktima mashkull. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.
Ndërsa ka njoftuar se rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente në koordinim me prokurorinë./IndeksOnline/