75 Mall Live Search
20:09 / E Hënë, 25 Gusht 2025 / Burim

Përfundon telenovela, Hincapie i thotë ‘PO’ Arsenalit

Arsenali është duke bërë presion për të siguruar shërbimet e Piero Hincapie.

Pas lajmeve të djeshme që mesfushori ka kërkuar largim të menjëhershëm nga Bayer Leverkusen, londinezët kanë filluar kontaktet.

Hincapie i ka dhënë dritën jeshile Arsenalit, derisa londinezët janë të informuar për klauzolën e lojtarit në çmimin 60 milionë €.Farmaceutikët madje janë të gatshëm që edhe nën atë shumë ta largojnë lojtarin.

Duhet kujtuar që edhe Tottenhami është njëra nga skuadrat e interesuara për ekuadorianin.