Britney Spears flet për ish-burrin, tregon cila ishte periudha më e vështirë e jetës

Britney Spears së fundmi foli për gjëra të ndryshme në Instagram, nga largimi nga djemtë e saj për tre vjet deri te martesa e saj.
Këngëtarja 43-vjeçare tha se periudha larg fëmijëve ishte më e vështira për të.
“Ne jemi njerëz kaq të brishtë, vitet më të vështira të jetë sime ishin kur dy djemtë e mi qëndruan larg për ato 3 vjet… Më ndërprenë telefonatat ose mesazhet dhe mbaj mend, e shokuar, sekreti im i mbijetesës ishte mohimi dhe shumë lot, është e çuditshme që unë dhe Sam ishim të martuar, por pothuajse më dukej si një shpërqendrim i rremë për të më ndihmuar të përballoja këtë”, ka shkruar ajo.
“E di që po shërohem sepse kam uri përsëri si një fëmijë ose foshnjë, jam aq e uritur sa dhemb dhe kur ha është sikur është hera ime e parë që ha në jetën time.Besoj se edhe pse e doja shtëpinë time, ka shumë abuzim dhe traumë atje”, vazhdoi Britney.
Nëse nuk e dini, Britney dhe Sam u martuan në qershor të vitit 2022 dhe u ndan vitin pasardhës kur ai kërkoi divorc, i cili u finalizua në maj të vitit të kaluar.