Haradinaj: Dimali s’është në preferencat tona, por nëse VV-ja e ka më të mirin, mundet edhe ky

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se partia e tij kishte si preferencë Glauk Konjufcën, por megjithatë nuk e përjashton mundësinë që të shqyrtojë kandidaturën e Dimal Bashës për kryetar të Kuvendit.
“Ne kishim si preferencë Glaukun, i kemi përmendur qëndrimet tona, ta shohim. Dimali nuk është preferenca jonë, por megjithatë, ta shohim. Kam ardhur më herët për ta sqaruar këtë. Ne i kemi qëndrimet tona dhe do t’i shqyrtojmë në proces — nuk po nxitohemi. Nëse për Vetëvendosjen, Dimal Basha është kandidati më i mirë, nëse nuk kanë të tjerë dhe ky është niveli i tyre, atëherë edhe ai mund të jetë një mundësi”, ka thënë Haradinaj.