75 Mall Live Search
10:59 / E Martë, 26 Gusht 2025 / H F

Krasniqi: Nëse ju ka mbet fort merak, sot e votojmë Dimalin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se partia që ai drejton nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket zgjedhjes së kryetarit të kuvendit.

Ai tha se PDK-ja është e gatshme të votojë çdo kandidat që nuk ka qenë pjesë e ekzekutivit, por theksoi se qëllimi kryesor ka qenë që posti i kryeparlamentarit të mos degradohet.

“PDK-ja nuk ndërron qëndrim. E votojmë këdo që s’ka qenë pjesë e ekzekutivit, por ideja ka qenë që të mos degradohet posti i kryeparlamentarit”, ka deklaruar Krasniqi para seancës së radhës së kuvendit.