Deputetët nisin hyrjen në sallë për vazhdimin e seancës konstituive

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), si edhe përfaqësuesit e komuniteteve, përfshirë edhe Listën Serbe, kanë filluar të hyjnë në sallën e kuvendit për vazhdimin e seancës konstituive.
Në këtë seancë pritet të zgjidhen pesë nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës.
Ndërkohë, në sallë tashmë ka hyrë edhe kryetari i sapozgjedhur i kuvendit, Dimal Basha./IndeksOnline/