Conte tregon se kujt ia ka frikën në garën për titull në Serie A

Trajneri i Napolit, Antonio Conte, foli për sezonin 2025/26, i cili filloi me fitoren e napoletanëve ndaj Sasuolos.
“Shoh rikthimin e tre skuadrave të mëdha, por për Interin nuk është një rikthim, ata bënë shumë mirë vitin e kaluar dhe kanë qenë atje për vite me radhë, duke pasur gjithmonë sezone të forta. Dy skuadrat e tjera të mëdha me siguri do të kthehen, ato kanë skuadra të forta dhe janë të pajisura për të bërë mirë. Do të duhet të përpiqemi të bëjmë më të mirën tonë dhe pastaj do të nxjerrim përfundimet. Alegri do të përpiqet të bëjë më të mirën për Milanin dhe unë do të përpiqem të bëj të njëjtën gjë për Napolin” ka deklaruar Conte.