75 Mall Live Search
14:46 / E Martë, 26 Gusht 2025 / LB

Beqa viziton krerët e UÇK-së në Hagë: Shumë shpejt do të kthehen triumfues në atdhe

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Hajdar Beqa ka vizituar ish-drejtuesit e UÇK-së që ndodhen në Hagë.

Beqa në Facebook ka shkruar se forca e tyre qëndron e palëkundur, sepse pas tyre qëndron një popull I tërë.

“Shumë shpejt do të kthehen në atdhe, triumfues, për t’i rikthyer institucioneve dhe qytetarëve dinjitetin e merituar”, ka shkruar ndër të tjera Beqa.