Shkoi në dasmën e motrës, Daliq e largon futbollistin nga lista e të ftuarve

Selektori kroat, Zlatko Daliq e ka larguar përkohësisht Luka Suçiçin nga skuadra kombëtare, pasi mesfushori i Real Sociedadit shkoi në dasmën e motrës së tij.
Vendimi i Dalić për ta lënë futbollistin e ri jashtë listës për ndeshjet e shtatorit kundër Ishujve Faroe (5 shtator) dhe Malit të Zi (9 shtator) ka marr përkrahjen e Federatës Kroate.
“Është absolutisht e pakuptimtë të analizohen vendimet e trajnerit Dalić, i cili ka autonomi të plotë dhe mbështetjen e Federatës në marrjen e tyre. Rezultatet e tij i japin atij besueshmëri dhe autoritet të plotë për të marrë vendimet e veta. Sa i përket Suçiçit konkretisht, imazhi i ekipit kombëtar kroat dhe kulti i tij është ndërtuar prej vitesh, dhe trajneri vetëm sa e forcon atë me mënyrën e tij të punës”, thuhet në reagimin e Federatës./Indeksonline/