75 Mall Live Search
16:18 / E Martë, 26 Gusht 2025 / BA

Mori pasaportën shqiptare, Zhegrova publikon bisedën me Edi Ramën

Futbollisti kosovar, Edon Zhegrova është pajisur me pasaportën e Shqipërisë.

Ai këtë e konfirmoi përmes një postimi në Instagram, ku publikoi edhe një bisedë me Kryeministrin Shqiptar, Edi Rama, shkruan IndeksOnline.

Zhegrova e ka falenderuar Ramën, ku ka thënë se është krenar që është shqiptar.

Biseda:

Ky veprim i futbollistit kosovar e afron atë edhe më shumë me skuadren italian, Juventus.

Kjo pasi që nga viti i kaluar Serie A futbollistët shqiptarë nuk i klasifikon si të huaj. /IndeksOnline/