75 Mall Live Search
16:17 / E Martë, 26 Gusht 2025 / MSH

Chelsea interesohet për Fermin Lopez

Fermin Lopez ka rënë në radarin e ekipit anglez, Chelsea.

Blutë e Londrës kanë shprehur interesim për mesfushorin që luan për Barcelonën, shkruan IndeksOnline.

Si Deco, ashtu edhe agjentët e spanjollit janë në dijeni për interesimin e Chelsea-s, që po ofron 50 milionë euro për të siguruar shërbimet e tij, raporton Sport.

Ndonëse trajneri Hansi Flick nuk ka ndonjë interes të largojë Fermin, klubit do t’i nevojitej fitimi nga shitja e tij, për të dalur nga kriza financiare.

Për Fermin Lopez kishte shfaqur interesim edhe Manchester United.