75 Mall Live Search
18:16 / E Martë, 26 Gusht 2025 / BA

Qendërsulmuesi i Llapit, Ardit Tahiri huazohet te HJK Helsinki

Qendërsulmuesi i Llapit, Ardit Tahiri ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierë.

Ai është huazuar te HJK Helsinki nga Llapi deri në fund të këtij viti me opsion për transferim të përhershëm pas përfundimit të huazimit.

Skuadra llapjane ka njoftuar se marrëveshja e huazimit është finalizuar para disa ditësh, teksa Tahiri do të bashkohet me ekipin finlandez gjatë kësaj jave, shkruan IndeksOnline.

Tahiri u bashkua me Llapin nga Dinamo City gjatë sezonit të kaluar dhe dha një kontribut të jashtëzakonshëm: 19 gola dhe 4 asistime në 44 paraqitje zyrtare.

Njoftimi: