75 Mall Live Search
18:27 / E Martë, 26 Gusht 2025 / BA

Prejardhja e familjes ishte arsyeja pse Leoni zgjodhi Kosovën, thotë agjenti i tij

Menaxheri i Leon Avdullahut, Sascha Fischer, ka deklaruar që vendimi i tij për të mbrojtur ngjyrat e Kosovës ka ardhur si përkushtim ndaj Kosovës e jo si shkëputje ndaj Zvicrës, sipas Blick.

“Në Zvicër, kjo mund të shkaktojë zhgënjim, dhe është e kuptueshme”, thotë menaxheri i Avdullahut, Sascha Fischer.

“Por vendimi i Leonit është i vetëdijshëm dhe personal, jo një ndarje nga Zvicra, por një përkushtim ndaj Kosovës”.

Fischer ka shtuar se Avdullahu është shumë mirënjohës dhe i lidhur me Zvicrën.

“Por ai gjithashtu mban në vetvete historinë dhe identitetin e familjes së tij”, thotë ai.

Avdullahu është i dhënë pas idesë për të luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin e futbollit kosovar, dhe që të bëhet figurë për një vend të ri me një rrugë të gjatë përpara.