75 Mall Live Search
18:36 / E Martë, 26 Gusht 2025 / BA

Kris Jenner flet hapur për ndërhyrjet estetike: Dua të jem versioni më i mirë i vetes

Kris Jenner ka folur me krenari për transformimin e saj të fundit estetik, duke zbuluar se ka bërë një facelift këtë vit.

Në një intervistë Vogue Arabia, ylli i reality show-t dhe menaxherja e familjes Kardashian-Jenner rrëfeu se kishte nevojë për një “rifreskim”, duke iu nënshtruar një procedure estetike nga kirurgu i famshëm Dr. Steven M. Levine, i njohur si “maestro i facelift-it”, me çmime që nisin nga 45.000 dollarë.

Bëra një facelift rreth 15 vite më parë, ndaj ishte koha për një tjetër. Vendosa ta bëj sepse dua të jem versioni më i mirë i vetes, dhe kjo më bën të lumtur”, tha ajo për Vogue. “Vetëm sepse plakesh, nuk do të thotë se duhet të heqësh dorë nga vetja”, shtoi Kris Jenner.

Sipas DailyMail, Kris ka ndryshuar tërësisht edhe garderobën për t’iu përshtatur trupit të saj të ri, teksa ka humbur disa kilogramë.

Edhe pse ajo vetë nuk ka konfirmuar përdorimin e ndonjë medikamenti për humbjen e peshës, fansat spekulojnë se mund të ketë përdorur medikamentin Ozempic, i cili përdoret si për diabetin ashtu edhe për rënien në peshë. Megjithatë, Kris më parë ia ka atribuar linjat e saj ushqimit të shëndetshëm dhe stilit aktiv të jetesës.

69-vjeçarja befasoi fansat me pamjet e re në muajin maj. Ndjekësit komentuan se ajo i ngjan ‘tmerrësisht shumë’ vajzës së saj, Kim Kardashian.

Në nëntor, Kris do të festojë 70-vjetorin, por tregon se nuk ka ndërmend të ndalojë së punuari. “Nëna ime punoi deri në moshën 82-vjeçare, ndoshta do të shkoj edhe unë deri në 85”, shtoi ajo.