Fejohet Taylor Swift

Ylli i muzikës pop, Taylor Swift, ka njoftuar se është fejuar me partnerin e saj, Travis Kelce.
Në një postim në Instagram, Swift shkroi: “Mësuesja juaj e anglishtes dhe mësuesi juaj i palestrës po martohen”.
Ajo e shoqëroi postimin me foto ku shihej ylli i Kansas City Chiefs, Kelce, duke i propozuar Swift-it.
Fotot tregonin çiftin të përqafuar dhe të mbajtur për dore, duke treguar unazën e saj të fejesës me diamant.



