Përfundon mbledhja e kabinetit izraelit/ Vazhdojnë protestat, familjarët kërkojnë siguri për lirimin e pengjeve

Ka përfunduar mbledhja e kabinetit të Sigurisë së Izraelit. Takim që zgjati rreth më pak se tre orë.
Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare në këtë takim nuk është biseduar lidhur marrëveshjen 60 ditore të armëpushimi dhe lirimit të pengjeve.
Takimi erdhi mes një dite protestash masive që kërkonin një marrëveshje për lirimin e 50 pengjeve që ende mbahen nga grupet terroriste në Gaza dhe kundër planeve të qeverisë për të përshkallëzuar luftën me pushtimin e menjëhershëm të Qytetit të Gazës.
Protestat ende po vazhdojnë në Izrael jashtë zyrës së kryeministrit Benjamin Netanyahu, ku u mbajt edhe takimi.
Demonstratat janë organizuar nga Forumi i Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura, i cili po kërkon që qeveria të sigurojë një marrëveshje për lirimin e pengjeve për ata që ende mbahen në Gaza.